Klubet më prestigjioze europiane kërkojnë Zidanin për trajner

Futboll

Klubet më prestigjioze europiane kërkojnë Zidanin për trajner

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:10
Zinedine Zidane

Zinedin Zidan aktualisht është trajneri më i kërkuar në Europë, pohojnë mediet italiane dhe spanjolle.

Eksperti francez është i dëshiruar nga shumë klube përfshirë gjigantët PSG, “Real Madrid”, “Juventus” dhe “Çelsi”.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ditë më parë, krerët e parisienëve dëshirojnë të angazhojnë Zidanin.

Më parë për shërbimet e francezit ishte interesuar edhe “Çelsi”, krerët e të cilit dëshiruan ta angazhojnë muajin e kaluar si zëvendësim për Maurixio Sarrin, i cili pësoi disa disfata të njëpasnjëshme.

Thuhet se Zidan kishte parashtruar disa kushte, mor nuk u gjet një marrëveshje. Ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë disa zëra se megjithatë, ai mund të marrë drejtimin e stolit të klubit londinez.

Mediet italiane, nga ana e tyre shkruajnë për dëshirën e “Juventus” për të fituar Ligën e Kampionëve, për çka pronari Andrea Anjeli dëshiron ta bëjë këtë me trajnerin francez në pankinë.

Spanjollët pretendojnë se “Real Madridi” është shumë i interesuar për një riangazhim të Zidane pasi mendohet të shkarkohet Santiago Solari.

Zidani e braktisi “Real Madridin” me një vendim surprizues për botën e futbollit, menjëherë pas përfundimit të sezonit në të cilin për të tretën herë radhazi fitoi Ligën e Kampionëve.

Që atëherë, nuk janë ndalur spekulimet mediatike se ku do të vazhdoj karrierën e tij Zidan. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat