Mbrojtësi polak ankohet për diçka të pazakonshme

Futboll

Mbrojtësi polak ankohet për diçka të pazakonshme

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:14
Bartosz Bereszynski

Mbiemrat polakë vënë gjithnjë në vështirësi italianët, tifozët e gazetarët, që kanë vështirësi si për t’i thënë ato emra në mënyrë korrekte ashtu dhe për t’i shkruar. Mbrojtësi i Sampdorias, Bartosz Bereszynski, në një intervistë për mediet e vendit të tij, tha se në Itali asnjëherë nuk ia shkruajnë mbiemrin saktë në gazeta.

“Nuk kam parë askënd në Itali që ta thotë apo ta shkruajë mbiemrin tim në mënyrë të saktë. Madje në një artikull, mbiemri im ishte shkruar 3-4 herë gabim, gjithnjë në mënyra të ndryshme. Më vjen të qesh kur shoh këto gafa. Në fillim më vinte inat, por tani jam mësuar nga kjo situatë”, tha 26-vjeçari Bartosz Bereszynski, prej 2 sezonesh në Serinë A (59 ndeshje me fanellën e Sampdorian).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat