Ndeshja e 800-të në karrierë, Messi shënon dhe asiston për fitoren e rradhës të katalunasve

Futboll

Ndeshja e 800-të në karrierë, Messi shënon dhe asiston për fitoren e rradhës të katalunasve

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:49
Lionel Messi

Lionel Messi ka asistuar një herë dhe ka shënuar një herë tjetër për fitoren 3-1 ndaj Vallecanos.

Argjentinasi fillimisht harkoi për Gerard Piquen në minutën e 38-të, para se të konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Semedo në minutën e 50-të.

Kjo njëherit ishte edhe ndeshja e 800-të për Messin në karrierë.

Golin e fitores e realizoi Suarez në minutën e 82-të.

Me këto tre pikë Barcelona sërish ruan diferencën prej tetë pikëve ndaj rivalit të vetëm serioz deri më tani për titull, Atletico.

Image

Vallecano ndërkaq mbetet edhe më tutje në zonën e rrezikshme dhe deri në fund të kampionatit pritet të luftojë për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat