Sterling, 13 minuta magji dhe City shtyp Watford

Futboll

Sterling, 13 minuta magji dhe City shtyp Watford

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:56
Pamje nga ndeshja

Manchester City fitoi 3-1 ndaj Watford dhe do të qëndrojë në krye të Premier League për të paktën edhe një javë tjetër, falë paraqitjes fenomenale të sulmuesit Raheem Sterling, i cili ishte njeriu i ndeshjes, me tre golat e tij brenda 15 minutave në fillim yë pjesës së dytë. 

Pas një pjese të parë të vështirë për Citizens, të cilët nuk arritën të depërtonin në prapavijën e Watford, golat shpërthyen në pjesën e dytë. 

Sterling zhbllokoi rezultatin në minutën e 46-të dhe dyfishoi katër minuta më pas. 

Në minutën e 59’ sulmuesi i Anglisë vulosi fitoren e vendasve, duke kompletuar edhe tripletën e tij në më pak se çerek ore lojë. 

Kjo ishte tripleta më e shpejtë që prej asaj të Romelu Lukakut të shënuar ndaj Southampton për 11 minuta dhe 37 sekonda, kur ishte tek Everton.  

Watford shënoi golin e nderit në minutën e 66-të, kur të sapofuturit në fushë Deeney dhe Deulofeu kombinuan duke gjetur golin. 

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, megjithëse City prodhoi disa mundësi të mira, por pa arritur t’i shfrytëzojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat