Guardiola mohon se ka marrëveshje me Juventusin

Futboll

Guardiola mohon se ka marrëveshje me Juventusin

Më: 9 mars 2019 Në ora: 22:08
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka mohuar se ka arritur marrëveshje me Juventusin, derisa ka theksuar se Manchester City do të largohej vetëm nëse do të shkarkohej.

Ditët e fundit është raportuar se Guardiola ka arritur marrëveshje me Juventusin, drejtimin e së cilës do ta merrte nga sezoni i ardhshëm në një kontratë katër vjeçare.

“Kam edhe dy vjet në kontratën time dhe të largohem është e pamundur përveç nëse më shkarkojnë. Do të qëndroj edhe për dy vjet. Nuk do të shkoj në Juventus në dy sezonet e ardhshme”, ka deklaruar Guardiola.

Kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Allegrin besohet se janë Zinedine Zidane e Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat