Vërshëllima në “Camp Nou”, tifozët kontestojnë Coutinhon

Futboll

Vërshëllima në “Camp Nou”, tifozët kontestojnë Coutinhon

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:52
Coutinho

Nuk është aspak një mbërmje e qetë ajo në shtëpinë e Barcelonës. Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Rayo Vallecano në javën e 27 të La Liga, kampin e katalanasve tashmë ka shpërthyer zyrtarisht dhe publikisht fushata kundër Coutinhos.

Braziliani i zëvendësuar në minutën e 80’, pas paraqitjes së radhës zhgënjyese, u vërshëllye dhe kontestua nga pjesa më e konsiderueshme e publikut që kishte mbushur shkallët e stadiumit “Camp Nou”, tashmë të ngopur me rendimentin skarco të Coutinhos.

Pasi javë më parë ishte akuzuar nga kritikët dhe disa drejtues të klubit blaugrana, sulmuesi tashmë është ngelur në klasë edhe nga tifozët e tij. Coutinho tashmë mund të marrë seriozisht në konsideratë largimin nga Barcelona në përfundim të sezonit.

Kontestimin e tifozëve blaugrana e ka justifikuar edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique: “Çmimi me të cilin u ble Coutinho ishte shumë i lartë dhe kjo shoqërohet me pritshmëri të larta. Situata është kjo që është. Reagimi i tifozëve duhet pranuar, sepse ata janë ndjekësit tanë dhe ne duhet t’i respektojmë. Si shokë, ne duhet ta inkurajojmë që ai të japë më të mirën dhe të arrijë nivelet më të larta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat