Arrestohet nga policia në gjendje të dehur dhe quhet…Andriy Shevchenko!!!

Futboll

Arrestohet nga policia në gjendje të dehur dhe quhet…Andriy Shevchenko!!!

Më: 10 mars 2019 Në ora: 08:41
Andry Shevchenko

Është e vështirë të jesh një Andry Shevchenko i dytë. Ish-sulmuesi ukrainas i Milanit, ka fituar gjithçka në karrierën e tij me fanellën kuqezi dhe karrierën e tij e ndërtoi në Itali. Gjithsesi, dikush është përpjekur që të hiqet si ai, duke i vjedhur identitetin, por pa sukses.

Një polak që ka lënë banesën e tij, ku ishte në arrest shtëpie, është gjetur i dehur nga policia italiane në zonën e San Giuseppe Vesuviano. Pasi u morr në pyetje nga karabinierët, 40-vjeçari polak tha se quhet Andry Shevchenko…

Punonjësit e policisë kanë mbetur të habitur, por nuk i kanë besuar 40-vjeçarit të dehur. Ndaj, karabinierët e kanë transferuar polakun menjëherë pas hekurave. Ai tashmë akuzohet si për thyerje të masës së sigurisë, pasi ishte larguar nga shtëpia ashtu dhe për dhënie të gjeneraliteteve të falsifikuara në momentin e arrestimit nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat