Lionel Messi është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane deri tani këtë sezon.
31-vjeçari e shënoi golin e tij të 26-të në La Liga në fitoren e Barcelonës 3:1 kundër Rayo Vallecanos të shtunën. Ai është golashënuesi më i mirë në ligë.
Ai ka nëntë gola më shumë se bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, i cili i ka 17 gola deri tani.
Kylian Mbappe është golashënuesi i dytë më i mirë pas Messit, me 24 gola deri tani për Paris Saint-Germainin në Ligë 1.
Cristiano Ronaldo i Juventusit, Krzysztof Piątek i Milanit dhe Fabio Quagliarella i Sampdorias ndajnë vendin e tretë me nga 19 gola secili në Serie A.
Sergio Aguero i Manchester Cityt është i katërti me 18 gola në Premierligë, ndërsa Robert Lewandowski i Bayern Munichut është i pesti me 17 gola në Bundesligë.
Po ashtu, Messi është edhe asistuesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane. Përveç shënimit të golave, Messi ka krijuar 12 gola të tjerë për bashkëlojtarët e tij, që e bën atë asistuesin më të mirë në Evropë.
Eden Hazard i Chelseat renditet i dyti më 11 asiste në Premierligë, ndërsa Joshua Kimmich ka 10 asiste për Bayern Munichun në Bundesligë.