Tottenham rivalizon Milanon për yllin e Serie A

Futboll

Tottenham rivalizon Milanon për yllin e Serie A

Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:11
Mauricio Pochettino

Tottenham Hotspur i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e yllit nga Serie A.

Federico Chiesa, i cili luan me Fiorentinën, është lojtari që po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

“The Sun” raporton se trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është i fundit që ka thënë se dëshiron 21 vjeçarin në klubin e tij.

Në garë për lojtarin qysh moti është edhe skuadra e Milanos, por edhe ajo e Juventus dhe Inter.

Tottenham sigurisht se përveç për ta bindur lojtarin, do të kenë punë mjaft të vështirë edhe në përballjen financiare me skuadrat e lartpërmendura.

Secila nga skuadrat do duhej të ofronin nga 75 milionë euro minimumi, për të siguruar shërbimet e italianit të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat