Gazeta e madhe franceze: Arbër Zeneli, mahnitës

Futboll

Gazeta e madhe franceze: Arbër Zeneli, mahnitës

Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:31
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli është duke e mahnitur ligën elitare franceze, Ligë 1, seç herë e më shumë, pak më shumë se një muaj që prej debutimit te tij për Stade de Reims pas transferimit nga Heerenveeni.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës mund të ketë pasur një fillim paksa të ngadaltë në Ligë 1 duke i nisur nga stoli tri ndeshjet e tij të para për Reims, por tani ai po i përmbush pritjet me intensitet të lartë.

Në fakt, në tri ndeshjet e tij të fundit, të gjitha si titullar, Zeneli ka qenë lojtari më i mirë në skuadrën e tij, qoftë duke shënuar apo asistuar.

Në ndeshjen e së shtunës kundër Dijonit, që mbaroi pa fitues 1:1, 24-vjeçari shënoi golin e vetëm për mysafirët, por goli nuk qe e vetmja gjë që mori vëmendjen, ishte paraditja e tij brilante.  

Gazeta e madhe franceze “L’Equipe”, e ka vlerësuar Zenelin si lojtarin e ndeshjen në këtë takim, duke i dhënë notën 8.

“Arbëri ishte margaritar të shtunën, pasi mesfushori anësor e tronditi Djonin. Çdo vrapim i tij i shpejtë me topin i bëri të djersitën fort kundërshtarët. I fortë në këmbë, i fuqishëm dhe preciz, ai shënoi nga një top i kthyer në zonë në minutën e nëntë”, shtoi gazeta franceze për kosovarin.

Në gjashtë ndeshje për Reims deri tani në Ligë 1, tri si titullar dhe tri nga stoli, Zeneli i ka regjistruar dy gola dhe tri asiste.

“Ai vazhdoi ta destabilizojë mbrojtjen e Dijonit qoftë duke dribluar apo duke u kthyer nga e djathta etij. Mahnitës!”, vlerësoi gazeta franceze.

Forma e mirë e Zenelit vjen në prag të dy ndeshjeve të marsit të ekipit kombëtar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat