Ideja e çmendur e Allegri, një adoleshent titullar në sulm ndaj Atletico në vend të CR7

Futboll

Ideja e çmendur e Allegri, një adoleshent titullar në sulm ndaj Atletico në vend të CR7

Më: 10 mars 2019 Në ora: 11:39
Sulmuesi 19-vjeçar Moise Kean

80 minuta lojë si titullar dhe 2 gola të realizuara në fitoren 4-1 që Juventusi arriti të premten ndaj Udinese kanë bindur trajneri Max Allegri të bëjë hapin e madh. Ai po mendon të aktivizojë nga minuta e parë sulmuesin 19-vjeçar Moise Kean në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj Atletico Madrid, në Champions League.

Kjo ide po çmend trajnerin por edhe tifozët juventinë, pasi ai që do të rrezikonte është pikërisht Cristiano Ronaldo, ende jo në formën optimale. CR7 synon të jetë me çdo kusht në këtë sfidë dhe nuk ka për ta pranuar kurrsesi idenë që Kean, ende një adoleshent, t’i zërë vendin.

Gjithsesi, trajneri Allegri ende nuk ka vendosur se çfarë lojtarësh do të herë në fushë në atë ndeshje. Allegri ka të sigurtë një gjë, që ka gati në çdo moment për të hedhur në fushë një sulmuesi të ri si Moise Kean, që mund të bëjë diferencën. Një armë më shumë për Allegri, që i duhet të përmbysë disavantazhin 0-2 të ndeshjes së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat