Lenjani: Çuditërisht nuk jam ftuar nga Kombëtarja

Futboll

Lenjani: Çuditërisht nuk jam ftuar nga Kombëtarja

Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:41
Lenjani: Çuditërisht nuk jam ftuar nga Kombëtarja

Ermir Lenjani po kalon një formë mjaft të mirë tek Sioni në Zvicër. Anësori i majtë, është shndërruar në një titullar fiks, dhe gjithashtu një pikë kyçe për formacionin e trajnerit Mauricio Jakobaçi.

Këtë sezon, ai ka gjetur edhe tre herë rrugën e rrjetës, ndërsa ka dhënë edhe 3 asiste, në Superligën zvicerane, në 1215 minuta të luajtura.

Por, pavarësisht kësaj forme të mirë, siç njofton vetë mbrojtësi i majtë, ai nuk është ftuar nga Panuçi për ndeshjet e Kombëtares në muajin mars, ndaj Turqisë dhe Andorës.

“Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja” – shkruan Lenjani në një postim në Instagram, duke vendosur edhe ikona që shprehin habi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat