Firmino e Mane kontribuojnë për fitoren e Liverpoolit 

Futboll

Firmino e Mane kontribuojnë për fitoren e Liverpoolit 

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:50
Firmino e Mane kontribuojnë për fitoren e Liverpoolit 

Liverpooli arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit. “Redsat” ngadhënjejnë me rezultat 4:2 në përballje me Burnleyn, në ndeshjen e javës së 30-të të Premier League. 
Golat për Liverpoolin i shënuan Roberto Firmino (19' e 67') e Sadio Mane (29' e 90+3') dhe Westwood (6') dhe për Burnley Ashley Westwood (6’) e Johann Gudmundsson (90+1’).
Duhet theksuar se futbollisti Westwood shënoi gol të bukur nga rivënia e këndit, kur kaloi në epërsi mysafirët, por Liverpooli në vazhdim dëshmoi forcën dhe nuk lejoi befasi.
Liverpooli renditet në vend të dytë me 73 pikë, ka një me pak se Manchester City, kurse Burnley është i 17-ti me 30. Sërish Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua asnjë minutë në radhët e Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat