Feronikeli në regji të Kastriot Rexhës e Mevlan Zekës

Futboll

Feronikeli në regji të Kastriot Rexhës e Mevlan Zekës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:20
Kastriot Rexha

Feronikeli nga Drenasi ashtu siç pritej edhe arkëtoi tri pikë në përballje me Gjilanin, duke fituar me rezultat 3:0, në ndeshjen e rrethit të fundit përkatësisht të dytë të elitës së futbollit të Kosovës.  

Skuadra nga Drenasi dëshmoi lojë më të mirë dhe si pasqyrë e kësaj edhe ndalën pikët e plota, ku janë në krye të klasifikimit me +5 pikë para Prishtinës dhe Llapit që ndajnë vendin e dytë përkatësisht të tretë.  Në minutën e 24-të, Kastriot Rexha shënon me kokë pas një harkimi të bukur nga Yll Hoxha.

Shtatë minuta pa përfunduar pjesa e parë (38’) Kastriot Rexha pasi pranon një top fantastik nga Yll Hoxha gjuan me të djathtën dhe realizon për 2:0. Në minutën e 85-të, Mevlan Zeka thellon fitoren me 3:0. Gjilani me këtë humbje rrezikon shumë që të bien në zonën e barazhit, e cila renditet në vend të gjashtë me 29 pikë, kurse Feronikeli udhëheq me 52.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat