Pikë e madhe për Drenicën

Futboll

Pikë e madhe për Drenicën

Nga: K. G. Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:25
Pikë e madhe për Drenicën

Sfidë interesante është zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren mes Lirisë dhe Drenicës nga Skenderajt. Ndeshja mes këtyre rivalëve përfundoi me rezultat 1:1. Një lojë mjaft e mirë, por prizrenasit u vunë në presion të skuadrës së Drenicës. 
Në minutën e 24-të, Fatih Karahoda për mrekulli gjuan dhe shënon për 1:0. Epërsi që nuk zgjati shumë, ngase në minutën e 31-të, Edon Pasoma barazoi shifrat 1:1. Në minutën e fundit, kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, u përjashtua me karton të kuq, pas një reagimit të ashpër për një gol që iu anulua skuadrës së tij. 
Pas 22 jave në elitën e futbollit Liria renditet në vend të dhjetë me 24 pikë, kurse Drenica është në pozitën e 5-të me 29.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat