Bologna i jep fund krizës së rezultateve duke regjistruar fitoren e dytë me Sinisa Mihajlovic në stol, një sukses që i jep pak oksigjen skuadrës kuqeblu dhe që rrit shanset e Bolognas për të arritur mbijetesën.
Në stadiumin Renato Dall’Ara Bologna mposhti 2:0 Cagliarin në një ndeshje ku vendosën golat e Pulgar në pjesën e parë me penallti dhe Roberto Sorianos në të 77-ën. Me këtë sukses që erdhi pas 3 humbjesh rresht skuadra e serbit Mihajlovic u ngjit në kuotën e 21 pikëve.