Shkupi fiton ndaj kampionit, Renova barazon

Futboll

Shkupi fiton ndaj kampionit, Renova barazon

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:09
Shkupi fiton ndaj kampionit

Futbollisti Muharem Bajrami shënon për fitoren e madhe të Shkupit me rezultat 1:0 kundër kampionit në fuqi, Shkëndija nga Tetova, në ndeshjen e javës së 22-të të Kampionatit të Maqedonisë Veriore. Në minutën e 30-të Bajrami shënon dhe i sjellë tri pikë të mëdha shkupjanëve në luftë për katër vendet e para. Shkupi renditet në vend të katërt me 33 pikë, kurse Shkëndija prinë me 47 pikë apo ka tetë me shumë se Vardari dhe Akademia Pandev. Renova nga Xhepçishti i Tetovës si vendas u nda me rezultat 0:0 me Makedonija GP. Renova është në vend të shtatë me 27 pikë, kurse Makedonija mban pozitën e tetë me 23.
 

Liga e Maqedonisë
Bellasica-Vardari    0:0
Rabotniçki-A. Pandev    1:2
Renova-Makedonija GP    0:0
Shkupi-Shkëndija    1:0
Sileksi-Pobeda    1:0

Tabela

1. Shkëndija    22    14    5    3    47
2. A. Pandev    22    12    3    7    39
3. Vardari    22    11    6    5    39
4. Shkupi    22    9    6    7    33
5. Rabotniçki    22    9    4    9    31
6. Renova    22    6    9    7    27
7. Sileksi    22    5    9    8    24
8. Makedonija GP    22    5    8    9    23
9. Bellasica    22    4    7    11    19
10. Pobeda    22    5    3    14    18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat