Muriqi superior, dy gola në Turqi - Bota Sot
Muriqi superior, dy gola në Turqi

Futboll

Muriqi superior, dy gola në Turqi

Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:27
Muriqi superior, dy gola në Turqi

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ndalet së shënuari. Ai luan për Rizesporin dhe ndihmoi skuadrën e tij drejt fitores me rezultat 3:0 ndaj Kayserisporit në kampionatin turk. Muriqi në fakt në këtë sfidë ka shënuar dy gola. Muriqi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, ndërsa në pjesën e dytë ai realizoi sërish në minutën e 65-të këtë herë më 11 metërsh.  Golin tjetër e ka shënuar Samudio (56’). Ndërkohë ky është goli i 10-të i Muriqit për skuadrën turke. Kayserispor është në pozitën e 10-të me 32 pikë, ka një më shumë se Rizespor një vend më poshtë pas 25 jave të luajtura deri me tash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...