Klopp: Ky ishte lojtari më i mirë në fushë sot

Futboll

Klopp: Ky ishte lojtari më i mirë në fushë sot

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:00
Jurgen Klopp

Liverpooli ka mposhtur Burnleyn me rezultat 4-2 për të qëndruar edhe më tutje vetëm një pikë larg Manchester Cityt, tashmë kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të kampionatit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u shpreh i kënaqur me paraqitjen e klubit të tij dhe tha se Llallana ishte lojtari i ndeshjes.

“Adam Lallana nuk ka shënuar, por ai ishte njeriu më i mirë në fushë. Ai kishte një lojë të jashtëzakonshme”, tha Klopp.

“Jam plotësisht i kënaqur me performancën – veçanërisht kundër Burnley.

“Goli i parë i Burnley erdhi si shkak i erës”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat