Kololli dy gola, Ajeti një në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Kololli dy gola, Ajeti një në Kampionatin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:17
Kololli dy gola, Ajeti një në Kampionatin e Zvicrës

Benjamin Kololli dhe Albian Ajeti shkëlqyen në Kampionatin e Zvicrës. Kololli shënoi dy gola për Zurich-un që barazoi në udhëtim 2:2 me Thunin, kurse Albian Ajeti një për Baselin që u nda baras 1:1 me Luganon vendase. Kololli ka qenë në formë të mirë, i cili në minutën e 40-të nga 12-13 metra me goditje të fortë shënoi në këndin e majtë dhe për 1:1, kurse në fund të sfidës ka qenë i saktë nga penalltia për rezultatin 2:2.

Për Zurich-un realizuan: Kololli (40' e 90+2' nga penalltia) dhe për Thunin Stillhart (38' e 42'). Kololli dhe Hekuran Kryeziu u paraqitën të plotë, kurse Lavdim Zymberi nga minuta e 80-të. Zurich është në vend të gjashtë me 30 pikë, kurse Thun i treti me 37.

Albian Ajeti shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 7-të për 0:1 në favor të Baselit, por Jonathan Sabbatini (44') barazoi shifrat. Ajeti dhe Taulant Xhaka luajtën të plotë dhe dhanë maksimumin, ndërsa Edon Zhegrova u paraqit nga minuta e 66-të për Baselin dhe Armando Sadiku luajti nga minuta e 74-të për Luganon.

Pas 24 jave Baseli mban vendin e dytë me 44 pikë, kurse Lugano është i shtati me 27.  Luzerni para shikuesve të vet e mundi me 3:0 St. Gallenin. Schurpf (44'), Schneuwly (56') e Eleke (86') shënuan për fitoren e vendasve. Idriz Voca luajti standard, kurse Shkëlqim Demhasaj nga minuta e 72-të për Luzernin. Luzerni është në vend të katërt me 32 pikë, një më shumë se St. Gallen i pesti.

Liga e Zvicrës

Lugano-Basel   1:1

Luzern-St. Gallen      3:0

Thun-Zurich     2:2

Grasshoppers-Young Boys        0:1

Xamax-Sion      3:1

Tabela

1. Young Boys   24    21     2      1       65

2. Basel    24    12     8      4      44

3. Thun     24    10     7      7      37

4. Luzern  24    10     2      12     32

5. St. Gallen      24    9      4      11     31

6. Zurich   24    7      9      8      30

7. Lugano 24    6      9      9      27

8. Sion      24    7      5      12     26

9. Xamax  24    5      7      12     22

10. Grasshoppers      24    5      3      16     18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat