Napoli i bën tjetër ‘dhuratë’ Juventusit, barazon me Sassuolon

Futboll

Napoli i bën tjetër ‘dhuratë’ Juventusit, barazon me Sassuolon

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:15
Pamje nga ndeshja

Napoli ia ka bërë një tjetër ‘dhuratë’ Juventusit.

Juventus duket se do ta sigurojë titullin e Serie A më herët se që pritej.

Sassuolo ka arritur t’i marrë një pikë Napolit, duke barazuar 1 me 1 në javën e 27-të në Serie A.

Vendasit arritën të kalonin në epërsi me anë të Domenico Berardit, që shënoi në minutën e 53’-të.

Napolitanët arritën të këndellen në fund të ndeshjes, duke shënuar me anë të Lorenzo Insigne (86’) për 1 me 1.

Pas javës së 27-të, Napoli gjendet në vendin e dytë me 57 pikë, 18 pikë më pak se Juventus që gjendet në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat