“Tigri”: Politika i ka futur hundët në FFK!

Futboll

“Tigri”: Politika i ka futur hundët në FFK!

Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:30
Albert Kastrati

Kaos total në Federatën e Futbollit të Kosovës pak para ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.

Pas ‘shkarkimit’ të Gramoz Vokrrit nga FFK – klubet kanë filluar mobilizimin për shkarkimin e kryetarit, Agim Ademi.

Gjithashtu qarkullojnë lajme që në FFK ka të punësuar edhe persona të cilët kanë ndikim politik.

Kryetari i tifozëve të Prishtinës, Plisat, Albert Kastrati në një postim në rrjetin social, Facebook, beson se politika ka gisht në FFK dhe ai paralajmëron organet se këto gjëra mund të na kushtojnë me dënime nga UEFA dhe FIFA.

“Politika i ka fut hundët në Federatën e futbollit, ta dini që UEFA dhe FIFA ju çojn posht”, shkruan Albert Kastrati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat