“Pse ta ndryshojmë trajnerin?” Yjet e Real reagojnë pas fitores

Futboll

“Pse ta ndryshojmë trajnerin?” Yjet e Real reagojnë pas fitores

Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:59
Pamje nga ndeshja

Megjithëse fitoi 4-1 ndaj Valladoilid, shumica e tifozëve mendojnë se kjo ishte ndeshja e fundit e Santiago Solari-t në stolin e Real Madrid.

Pas ndeshjes, për këtë temë kanë folur Nacho dhe Benzema.

Nacho: “Pjesa e parë ishte e çmendur. E kemi nisur të papërqendruar dhe nuk ishim pozicionuar mirë në fushë. Falë VAR kishim fat. Megjithatë reaguam mirë, pjesa e dytë ishte e jona.

Situata nuk është ideale. Nuk jemi mësuar të jemi në këtë gjendje. Po kalojmë një sezon të vështirë, por nuk ka justifikime. Solari? Ai është trajneri jonë dhe ne e mbështesim.”

Benzema: “Për çfarë ta ndryshojmë trajnerin? Kanë mbetur edhe 11 ndeshje. Ai duhet të qëndrojë këtu dhe të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura.

Mourinho? Për këto gjëra është më mirë të flisni me klubin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat