E duan Juventus, Napoli dhe Milan, por po e transferon Interi

Futboll

E duan Juventus, Napoli dhe Milan, por po e transferon Interi

Më: 11 mars 2019 Në ora: 08:19
Federico Chiesa

Inter po tenton që të bëjë disa ndryshime në skuadër me të përfunduar ky sezon.

Inter do të bëjë një revolucion në skuadër, andaj tashmë ka një plan.

Skuadra italiane po tenton që ta transferojë Federico Chiesan nga Fioretina në afatin kalimtar veror, përcjell Calciomercato.

21-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime në këtë sezon në 27 paraqitje, andaj Inter i do shërbimet e tij.

Por, në garë për Chiesan janë edhe skuadrat si, Napoli, Juventus dhe Milan, që gjithashtu e duan transferimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat