Pas eliminimit të turpshëm nga Championsi, Mbappe vendos për të ardhmen

Futboll

Pas eliminimit të turpshëm nga Championsi, Mbappe vendos për të ardhmen

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:10
Mbappe

Kylian Mbappe i ka hedhur poshtë thashethemet se do të largohet nga Paris Saint-Germainit, pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Unitedit.

Edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0 në “Old Trafford”, PSG-ja u mund 3:1 në shtëpi në “Djajtë e kuq” në ndeshjen e kthimit javën e kaluar, duke pësuar eliminim tronditës.

Ky është viti i tretë më radhë që PSG-ja eliminohet në fillim të fazës së nokautit të Championsit, duke ngritur dyshimet nëse yjet e mëdha si Mbappe do të mbesin në klub.

Por, Mbappe ka siguruar se do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së, edhe pse gjigantë të mëdhenj evropian si Real Madridi e dëshirojnë.

“Edhe pas asaj që ndodhi, unë vazhdoj të besoj në këtë projekt dhe jam i sigurt se do të bëjmë diçka të mirë për këtë klub”, tha Mbappe.

“Do të qëndroj në këtë klub, kjo gjë është e sigurt”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat