Celina tregon se a është penduar për largimin nga City

Futboll

Celina tregon se a është penduar për largimin nga City

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:06
Bersant Celina

Reprezentuesi, Bersant Celina, është duke shkëlqyer me skuadrën uellsiane, Swansea.

Celina që nga transferimi i tij nga City është shndërruar në një nga futbollistët kyç të skuadrës, me paraqitjet e tij briliante në rangun e dytë të futbollit anglez “Championship”.

22 vjeçari vitin e kaluar u largua nga “Etihad Stadium” për shkak të minutazhës së vogël që kishte.

Ylli kosovar për gazetën angleze “The Mirror” ka thënë se nuk është penduar për largimin e tij nga City, duke thënë se nuk është turp të mos zësh vend në Manchester City.

Celina do ta ketë mundësinë të luajë kundër City, pasi do të përballet në kuadër të çerekfinales së FA Cup.

“Nuk është turp që të mos jesh në gjendje ta zësh një vend te Manchester City”, tha fillimisht Bersant Celina.

“Është shumë e vështirë për një lojtar të ri që të bëhet i paprekshëm në formacionin bazë. Isha në klub në kohën kur ishin edhe Diaz dhe Sancho. Ata ishin lojtarë të jashtëzakonshëm, por u larguan sepse donin më shumë minuta, ashtu si edhe unë”, vlerësoi Bersant Celina.

Celina, i cili ka shënuar shtatë gola për Swansea Cityn këtë sezon, thotë se inkuadrimi në skuadrën e parë ishte i kufizuar te Manchester City, por ai insistoi se edukimi që ka marrë aty nuk ishte humbje kohe.

“Kur kam luajtur te Manchester City, Manuel Pellegrini ishte trajner dhe ai më dha vetëbesim të luaj. Dhe në stërvitje me skuadrën e parë, ndihesha pjesë e tyre”, vazhdoi Bersant Celina.

“Natyrisht unë doja të isha aty, por Man City ka lojtarët më të mirë në botë. Aguero, David Silva, De Bruyne, Sterling dhe Fernandinho luajnë që moti në nivel të lartë”, tha ylli i Kosovës në mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat