Danimarka publikon listën, vjen me plot yje në Kosovë

Futboll

Danimarka publikon listën, vjen me plot yje në Kosovë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Danimarka e ka publikuar sot listën për miqësoren me Kosovën dhe ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020 me Zvicrën, të cilat do t’i luajë këtë muaj

Përfaqësuesja e Danimarkës e ka publikuar listën e dy ndeshjeve të marsit.

Danezët do të luajnë më 21 mars me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe më pas me Zvicrën pesë ditë më vonë në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Danimarka do të vijë në Prishtinë me plot yje, përfshirë këtu futbollistin e Tottenhamit, Christian Eriksen, por edhe mbrojtësin Simon Kjaer e portierin Kasper Schmeichel.

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në mars, kundër Danimarkës më 21 mars në ndeshje miqësore dhe më 25 mars ndaj Bullgarisë në kualifikimet e Evropianit 2020.

Përzgjedhësi Bernard Challandes nuk e ka publikuar ende listën e “Dardanëve”.

Një gjë të tillë pritet ta bëjë në ditët në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat