Futbolli “rifillon” jetën, nesër çerekfinalet e Kupës. Ja takimet në Durrës dhe Elbasan

Futboll

Futbolli “rifillon” jetën, nesër çerekfinalet e Kupës. Ja takimet në Durrës dhe Elbasan

Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:00
Foto e kup

Futbolli shqiptar do i rikthehet “jetës” ditën e nesërme, me bojkotin e arbitrave që ndërpritet, dhe gjithçka do të rinisë me Kupën e Shqipërisë.

Në turin çerekfinal, dy takime do të luhen nesër, me Partizanin që pret Luftëtarin në “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta dhe Kukësi do të luajnë në Durrës. Ndërkohë, ditën e mërkurë, Tirana dhe Laçi luajnë ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, ndërsa Skënderbeu, që do të ndeshej me Kamzën, i fiton automatikisht takimet, dhe të qëndrojë pushim.

Më poshtë, edhe axhenda e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë

Turi çerekfinal

NESËR

Partizani-Luftëtari | 14:00 (në Elbasan)

Teuta-Kukësi | 17:00

TË MËRKURËN

Tirana-Laçi | 17:00

Kamza-Skënderbeu (0-3 në tavolinë)

Turi gjysmëfinal

(Data 24.04.2019 dhe 08.05.2019)

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet katër ekipeve të kualifikuara në këtë tur;

FINALJA

30 maj 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat