Zidane ka gati revolucionin te Reali, ja cilët qëndrojnë dhe largohen në verë - Bota Sot
Zidane ka gati revolucionin te Reali, ja cilët qëndrojnë dhe largohen në verë

Futboll

Zidane ka gati revolucionin te Reali, ja cilët qëndrojnë dhe largohen në verë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:02
Zinedine Zidane

Zidan tashmë është zyrtarisht trajneri i ri Reali të Madridit. Tifozët dhe i gjithë kampi madrilen është i kënaqur dhe në të njëjtën kohë i entuziasmuar.

I pari është Perez që ia ka arritur qëllimit dhe ka sjellë në skuadër “arkitektin” e tre Ligave të Kampionëve të fituara rradhazi. Presidenti mësohet se do t’i japë dorë të lirë trajnerit të vendosë jo vetëm për merkaton, por për shumë probleme të tjera në ekip.

Gjithashtu Zidan do të ketë një çek të bardhë të pakufizuar që do ta përdorë në merkaton e verës. Por, jo të gjithë janë të gëzuar me këtë afrim.

Bejl dhe Cebajos janë lojtarët e parë që duket se do të ikin këtë verë. Gjithashtu pritet të sqarohen shumë çështje me lojtarët e pakënaqur.

Marselo, Ikso, Asensio dhe Lukas Vaskez do të qëndrojnë te Reali pasi kanë marrëdhënie të mira me trajernin e ri dhe gjatë verës do të ketë shumë afrime të tjera. Zidan i ka vënë syrin Hazardit, të cilin duket se e ka synimin kryesor të verës.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i skuadrës së Reali, pas këtij afrimi dhe më vonë se cilët priten të largohen dhe cilët të largohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...