Zidane pyetet nëse edhe Ronaldo do të kthehet me të, kjo është përgjigja e tij

Futboll

Zidane pyetet nëse edhe Ronaldo do të kthehet me të, kjo është përgjigja e tij

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:12
Ronaldo dhe Zidane

Zinedine Zidane sot është emëruar trajner i skuadrës së Real Madrid, duke bërë kështu një rikthim befasues.

Vetëm 10 muaj pasi u largua nga kjo skuadër, francezi ka vendosur të kthehet dhe ta ndihmojë skuadrën nga Madridi që të kthehet në formën e saj më të mirë.

Sigurisht, pyetja kryesore që erdhi në drejtim të trajnerit kishte të bënte me Cristiano Ronaldon, nëse portugezi do të kthehet së bashku me ‘Zizou’.

“Nuk ka të bëjë me atë çështje. Ka të bëjë me 11 ndeshjet e mbetura këtë sezon” ka thënë Zidane kur pranoi këtë pyetje.

“Ne të gjithë e dimë historinë që Ronaldo bëri këtu, askush nuk mund ta ndërroj atë. Ai është një nga më të mirët në histori” ka thënë francezi, duke mos dashur të shtoj diçka më shumë.

Mbetet të shihet nëse Zidane do t’ia dal edhe pa lojtarin që e kishte bartës të lojës, në kohën kur korri suksese të mëdha me ‘Los Blancos’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat