Ky është komenti i Florentino Perez për rikthimin e Zidane

Futboll

Ky është komenti i Florentino Perez për rikthimin e Zidane

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:31
Perez dhe Zidane

Presidenti i Real Madrid ka komentuar rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e skuadrës së tij.

Zidane, i cili fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi me skuadrën e Real Madrid, u largua nga stoli i kësaj skuadre 10 muaj më parë.

Sot, në mënyrë të befasishme francezi u emëruar përsëri trajner i kësaj skuadre, dhe nënshkroi një kontratë që e mban atë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2022.

Perez është shprehur shumë i lumtur me rikthimin e trajnerit më të mirë në botë, siç e ka quajtur ai.

“Rikthimi i Zidane: Pasioni i tij për Real Madrid e bashkon atë me këtë klub” ka thënë fillimisht ai.

Reali ishte pjesë e rëndësishme e jetës së tij, për këtë arsye ai vendosi të kthehet në momentet më të vështira” ka thënë tutje ai.

“I dëshirojmë mirëseardhje trajnerit më të mirë në botë, i cili reprezenton madhështinë e Real Madrid. E falënderoj  atë edhe njëherë për besnikërinë” ka thënë ndër të tjerash Perez.

Zidane do të tentoj që në 11 ndeshjet e mbetura në këtë sezon të rikthej shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat