Ronaldo i sigurtë: Do ta rikthejmë rezultatin ndaj Atleticos

Futboll

Ronaldo i sigurtë: Do ta rikthejmë rezultatin ndaj Atleticos

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:49
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo shpreson se përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të ndihmojnë Juventusin që të ringjallë shpresat e Ligës së Kampionëve.

Atletico fitoi ndeshjen e parë 2-0 në Wanda Metropolitano, por çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve do të përcakohet në ndeshjen kthyese, që zhvillohet nesër nga ora 21:00.

Ronaldo beson se skuadra e tij mund të rikthejë rezultatin dhe të kualifikohet në çerekfinale.

“Kam kënaqur veten në Portugali, Angli dhe Spanjë dhe tani po e bëj këtë në Itali. Për mua, është një kënaqësi për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin tim të fitojë. Jam i lumtur”, tha fillimisht sulmuesi.

“Gjithkush e di se ata janë një skuadër e fortë, ata mbrohen shumë mirë, nuk marrin shumë rreziqe dhe luajnë në kundërsulme, por ne jemi të gatshëm dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mposhtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat