Allegri refuzon ta quaj ndeshjen kundër Atletico si më të rëndësishmën e sezonit

Futboll

Allegri refuzon ta quaj ndeshjen kundër Atletico si më të rëndësishmën e sezonit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 23:16
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka tentuar që të qetësoj kokat e lojtarëve të tij, duke thënë se kjo nuk është ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

Juventus do të përballet me Atletico Madrid këtë mesjavë, në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-ës së finales, në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë, kampionët e Serie A ishin mposhtur 2:0 në udhëtimin në Madrid, dhe tani synojnë përmbysjen në Torino.

Megjihtatë, sipas Allegrit, kjo ndeshje nuk mund të konsiderohet si më e rëndësishmja e këtij sezoni.

“Atletico janë një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe kështu kanë qenë gjatë 10 viteve të fundit” ka thënë fillimisht ai.

“Është një ndeshje në kuadër të 1/16 por ne nuk mund ta quajmë këtë si ndeshjen më të madhe të sezonit, sepse do të ishim në telashe” ka shtuar Maxi.

“Nëse ne kalojmë tutje, nuk do të thotë se kemi fituar Ligën e Kampionëve, pasi ka edhe ndeshje të tjera. Ne duhet të qetësohemi” ka thënë ndër të tjerash Allegri.

Juventus do të ketë një mision thuajse të pamundur kur kemi parasysh stilin e lojës së Atletico Madrid, megjithatë, në futboll gjithçka është e hapur deri në vërshëllimën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat