Perez: “Cilin preferoni, Mbappen apo Neymarin? Të dytë”

Futboll

Perez: “Cilin preferoni, Mbappen apo Neymarin? Të dytë”

Më: 12 mars 2019 Në ora: 00:36
Mbappe, Neymar dhe Perez

Zinedine Zidane tashmë është kthyer në Real Madrid. Bashkë me të, është kthyer edhe entuziazmi te Los Blancos.

Reali do të tentojë të harrojë këtë sezon zhgënjyes me një aktivitet mbresëlënës në afatin kalimtar të verës, për të ndërtuar sërish një ekip ëndrrash, një ekip që do të luftonte për të gjithë trofetë dhe natyrisht, ka diçka këtu meqenëse Zizu pranoi të kthehet pas vetëm 10 muajsh që u largua.

Raportohet se numri një i Madridit i ka premtuar investime Zidanit dhe tani është vetë Perezi, ai që i ka hedhur benzinë zjarrit, kur u pyet nga gazetarët për Neymar Junior dhe Kylian Mbappen të PSG-së.

Gazetari: A mund të vijnë Neymar ose Mbappe, Zidane është mik i mirë i Mbappe!

Perez: Është francez, edhe kjo mund të jetë diçka! (qesh)

Gazetari: Dëshiron të komentosh për këtë diçka apo jo?!

Perez: Shiko, ne duam që të përfundojmë këtë sezon dhe të përgatitemi sa më mirë për atë që vjen.

Gazetari: Cilin preferoni, Neymarin apo Mbappen?

Perez: Unë të dytë! (qesh)

Zidane, që ka fituar 9 trofe me Real Madridin për dy vite e gjysmë, ka nënshkruar kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat