Ish futbollisti: Peshoja 150 kg, ku nuk mund të ecja as 30 metra 

Futboll

Ish futbollisti: Peshoja 150 kg, ku nuk mund të ecja as 30 metra 

Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:59
Ilustrim

Një vit më parë u bë pre e disa fotove qesharake në rrjetet sociale për shkak të mbipeshës së tij. Para se të niste Kupa e Botës në Rusi, atij iu ofrua nga Hector Cúper mundësia për të luajtur me Egjiptin, pasi kishte humbur 37 kg. Sot, në moshën 36-vjeçare, Ahmed Hossam Mido është trajneri i Al Wehda FC në Arabinë Saudite dhe ka rifituar formën e duhur fizike. Në vetëm një vit, nisur nga këshillat e miqve dhe degradimi trupor, ish-futbollisti ka pësuar një transformim drastik fizik.
"Unë peshoja 150 kg dhe arrita në një pikë, ku nuk mund të ecja as 30 metra. Fillova të ndiej dhimbje në shpinë, në kyçe dhe gjunjë. Mbaj mend se e kam lënë jahtin tim në Egjipt pesë muaj më parë. Kjo ditë ishte një pikë kthese në jetën time, e ankorova atë në një ishull. Erdhën tre miq me mua dhe donin të udhëtonin në një distancë prej 300 metrash, përgjatë rërës, në diell. Konstatova se unë nuk mund të ecja më shumë se 30 metra. 
Më duhet të ulesha e të mbushesha me frymë. Isha vetëm 35 vjeç. Ky ishte momenti për t’u alarmuar, - tha egjiptiani, kur kishte filluar stërvitjen për t’i hequr kilogramët e shumtë të tepërt. - Kam humbur 37 kg, kam edhe 15 kg të tjera për t’i hequr. Në sajë të të gjithë atyre që më kritikuan dhe të tjerëve që më motivuan të nis stërvitjen, e ndryshova jetën time. I falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan për ta rifilluar rrugën time përsëri". 
Ndryshimi radikal fizik i Mido është “përkthyer” në një dokumentar. Sot, një vit pas imazheve që e nxirrnin si një trashaluq, Mido është në formë të lartë fizike, falë ndihmës së Aly Mazha, një trajner i njohur egjiptian, me të cilin ish-futbollisti ka regjistruar një dokumentar të quajtur “MidoxAly”. Në të rrëfehet e tregohet tërë procesi i transformimit fizik.
Ka qenë një vit shumë i zënë për Mido, në të cilin ish-futbollisti i Ajax, Celta Vigo, Olimpique Marseille, Roma, Tottenham dhe Middlesbrough, ka bërë sakrifica të mëdha. Pas një rutine strikte të trajnimit dhe kontrollit të rreptë me dietën e të ushqyerit, Mido ka rifituar buzëqeshjen. Tashmë nuk i duhet një orë e gjysmë për të përshkuar distancën prej 300 metrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat