Dy fjalë për djaloshin e gjeneratës së artë të Prishtinës, që humbi jetën në vitin 1987! 

Futboll

Dy fjalë për djaloshin e gjeneratës së artë të Prishtinës, që humbi jetën në vitin 1987! 

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2019 Në ora: 11:14
Faton Domi

Viti 1987 përkatësisht 22 nëntor, ka qenë ditë e kobshme, ditë e zezë jo vetëm për futbollin dhe sportin e Kosovës, por në përgjithësi për kombin shqiptar, humbën dy emra të mëdhenj, Faton Domin dhe Favzi Ramën, që një periudhë me sukses të madh luajtën për gjeneratën e artë të Prishtinës, me kapiten Fadil Vokrri (i ndjerë), Fadil Muriqi, Xhevdet Muriqi, Sahit Kelmendi, Kujtim Shala, Mensur Nexhipi Agim Cana,  Neshet Zhaveli, Edmond Rugova, Rafet Prekazi, Shefqet Sinani, Rifat Mehinoviq, Zoran Batroviq, etj. 
Ishte ndeshja e fundit e tyre mes Lirisë dhe Vëllaznimit, në kuadër të Ligës së Dytë të ish-Jugosllavisë, grupi i Lindjes. Domi luante për Vëllaznimin e Rama për Lirinë.  Gëzim Gjini ka shkruar disa rreshta emocional për emrat që nuk vdesin kurrë, Domi-Rama. Ai shkruan për Fatonin dhe familjen Domi.  
“Faton Domi - Rora (1956-1987). Faton Domi ka lindur më 4.7.1956. Faton Domi rrjedh nga një familje e nderuar në Gjakovë. Nga kjo familje kanë dalë shumë futbollistë gjakovarë!
Karrierën futbollistike e fillojë si pionier, junior, dhe pastaj në moshën 17 vjeçare luajti për seniorë në KF "VËLLAZNIMI". 
Në moshën 18 vjeçare shkoi ne KF ‘SARAJEVA’, liga e parë e ish - Jugosllavisë. Në atë kohë ekipi gjakovar kërkoi nga ekipi sarajevas dëmshpërblim prej 8 milionë dinarë nga Sarajeva, ata nuk mundën ta pranojnë këtë çmim transferi, se në atë kohë ish - futbollistin Safet Sushiq e kishin transferuar për 2 milionë dinarë. Kështu që nga viti 1974/5 ky vazhdoi karrierën ne KF "PRISHTINA", që nga liga e parë e Kosovës, më pas kur ekipi kaloi në ligën e dytë dhe në atë në federative të ish - Jugosllavisë. Faton Domi i takon gjeneratës së artë të ekipit prishtinas. Në ekip qëndroi deri ne vitin 1987. Nga ky vit ishte kthyer tek ekipi amë - gjakovar, i cili garonte në ligën e dytë të ish - Jugosllavisë.
Më 22.11.1987 në fatkeqësi trafiku, bashkë me ish - futbollistin Favzi Rama ndahet nga jeta. Çka e karakterizonte Fatonin si futbollist? Mençuria, talenti, forca, teknika, këmba e tij e majtë, pasimet e sakta, karakteri luftarak, shqelmimi i topit. Kryesisht ka luajtur si mbrojtës i majtë. Numri 3 i fanelës i takon përjetësisht Faton Domit!
Fatoni kishte nam futbolli edhe në futbollin e vogël, që dikur luhej në Gjakovë, turnetë në Bagikë.
Pse e kanë thirr Fatonin - Rora? Ofiq i fituar nga ish - futbollisti kroat, Krasnodar Rora, që njihej si një futbollist cilësor!
Data 22.11.1987 ishte një ditë e zezë për futbollin gjakovar, kosovar, por edhe më gjerë!
Faton Domi mbetet një nga futbollistët më të mirë, që ka pasur futbolli gjakovar!
Post Mortum - FATON DOMI - futbolldashësit gjakovarë nuk do të harrojnë kurrë!”, shkruan Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat