Mourinho: Nëse Juven arrin të shkojë 2:0

Futboll

Mourinho: Nëse Juven arrin të shkojë 2:0

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:20
Mourinho: Nëse Juven arrin të shkojë 2:0

Jose Mourinho është prononcuar për ndeshjen Juventus-Atletico Madrid që zhvillohet të martën në mbrëmje në “Allianz Stadium”, në Torino. Një ndeshje delikate për vendasit, që në Spanjë u mundën me rezultatin 2:0.

Tashmë si analist i Champions League në “Russia Today”, Mourinho ka analizuar edhe këtë ndeshje, ku theksoi se nuk do surprizohet nëse Juve përmbys rezultatin e ndeshjes së parë, por ai në fund zgjedh Atleticon si skuadra që do kualifikohet.

“Nuk do surprizohem me një përmbysje të madhe nga ekipi vendas. Nëse Juven arrin të shkojë 2:0, shkon 4:1, nuk do isha i surprizuar”, tha fillimisht portugezi.

“Por sinqerisht nëse ka një ekip që përballon presionin, një ekip që mbron mirë, një ekip që kontrollon lojën në mënyrë defensive, Atletico është një shembull i mirë që mund ta bëjë këtë. Kështu, nëse do kisha për të zgjedhur, unë zgjedh Atletico Madrid. Por nuk do surprizohem nëse Juven e përmbys”, shtoi më tej Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat