Çfarë po ngjan me Xherdan Shaqirin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Xherdan Shaqirin?

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:09
Çfarë po ngjan me Xherdan Shaqirin?

Që nga 30 janari Xherdan Shaqiri (27) nuk është në formacionin titullar te Liverpoolit, së fundi ai nuk futet si zëvendësues. Legjenda e futbollit Ottmar Hitzfeld është i bindur se Shaqiri mund të bëjë më shumë.

Ish-trajneri i Bayernit Ottmar Hitzfeld dhe legjenda e Liverpoolit Stephane Henchoz nuk e kuptojnë përse Shaqa në bankë. Stephane Henchoz thotë: "Nuk e kuptoj Jurgen Klopp. Xherdan bën një punë shumë të mirë në Liverpool.

Ai ka fituar minutat e tij në fushë. Në disa lojëra, ai ka bërë diferencën”. Bayern luan të mërkurën kundër Liverpoolit (21.00), në kuadër të  tetës së finales së Champions League. A ka tani Shaiqiri një shans tjetër me kthimin në Munih? Po, beson Hitzfeld. "Ndoshta ora e tij është duke ardhur tani”, tha mes të tjera Hitzfeld.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat