Zbulohen 6 kushtet që Zidane i vendosi Real Madridit

Futboll

Zbulohen 6 kushtet që Zidane i vendosi Real Madridit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:41
Zidane dhe Ramosh

Zinedin Zidan të hënën u riemërua trajner I Real Madrid pas 9 muajsh, 8 ditësh dhe pas largimit të dy trajnerëve Julien Lopetegui dhe Santiago Solari.

Për të bindur francezin për t’u rikthyer ka qenë shumë e vështirë përpresidentin Perez, i cili nga ana tjetër ka pranuar 6 kushte të Zidan:

1- Kontroll total. Zidan ka kërkuar të ketë dorë të lirë në merkato dhe kontroll absolut mbi lojtarët pa ndërhyrjen e asnjë pjestari tjetër.

2- Për të lënë të lirë. Garreth Bale të jetë largimi i madh i merkatos së verës.

– Edhe Karim Benzema mund të ketë të njëjtin fat si uellsinai

– Zidan kërkon të ketë vetëm një portier ‘on-top’ dhe një mes Coutois dhe Navas do të largohet

3- Marcelo dhe Isco. Dy lojtarët të lënë jashtë për një kohë të gjatë sipas Zidan do të jenë në qendër të projektit të tij.

4- Neymar. Pas shumë thashethemesh dhe tantativash për ta shkëputur nga klubi i Paris SG, francezët tashmë mund të rrinë të qetë pas Zidan nuk e preferon brazilian. Ka thënë ‘jo’ për të.

5- Zidan ka bërë të qarta edhe planet për James Rodriguez, i cili në fund të sezonit do të rikthehet te Real pas 2 sezonesh i huazuar te Bayern. Nese do të qëndrojë, sipas Zidan, për të do ketë vend vetëm në stol.

6- Goditje të mëdha. Dëshira e vetme dhe e madhe në të njëjtën kohë e Zidan është Kylian Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat