Arbëreshi i Argjentinës flet për selektorin e Shqipërisë

Futboll

Arbëreshi i Argjentinës flet për selektorin e Shqipërisë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:59
Arbëreshi i Argjentinës flet për selektorin e Shqipërisë

Emri i Tomas Guidarës është bërë tashmë i njohur në vendin tonë. Edhe pse ai luan në Argjentinën e largët, mbrojtësi i djathtë është më origjinë arbëreshe dhe Panuçi nuk e ka humbur mundësinë për ta futur në “rrjetë”. Për “La Nacion”, Guidara ka folur për sa i përket interesimit, duke zbuluar edhe më shumë.

“Po,Panuçi më telefonoi. Flisnim dhe ai kishte dëshirë që të bëhesha pjesë e ekipit të tij. Më tha se Shqipëria është kombëtare serioze dhe po punon mirë. E vërteta është  që më çuditit që më telefonoi, pasi ka qenë futbollist  madh dhe mund të mësoj shumë prej tij”, është shprehur Guidara.

Megjithatë, ëndrra e tij është të luaj me përfaqësuesin e Argjentinës. “Të luaj me Argjentinën është e vështirë për mua, por jo e pamundur. Nuk kam vendosur ende asgjë për momentin, po e mendoj bashkë me njerëzit e afërt që do të më mbështesin për çdo vendim që do të marr. Më lumturon fakti se mund të më thërrasin në një kombëtare, pasi të luaj jashtë Argjentinës, do të jetë bukur”, përfundoi Guidara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat