Arthur flet për rrezikun që pret Barçën dhe të ardhmen e Neymar

Futboll

Arthur flet për rrezikun që pret Barçën dhe të ardhmen e Neymar

Më: 12 mars 2019 Në ora: 21:51
Arthur

Arthur, mesfushori i Barcelona-s, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ve në Champions League kundër Lyon-it. 

"Jemi të përqendruar, e dimë mirë sa e vështirë është kjo sfidë dhe rrezikun që na pret. Do të duhet të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme", ka thënë braziliani. 

"Skuadra do të fitojë Champions-in, është një kompeticion i veçantë. Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të arritur deri në fund, do të jetë një ndeshje spektakolare". 

"Neymar te Real-i? Unë i uroj më të mirën atij, sepse e kam shok, është një vendim që duhet ta marrë me familjen e tij. Unë ndihem mirë këtu, ndiej një përgjegjësi të madhe mbi vete dhe duhet të bëj atë që pritet nga unë". 

"Barcelona ka stilin e saj, luajmë gjithmonë për të fituar, pavarësisht nga kundërshtari. Është një privilegj për mua të luaj me  këta futbollistë të mëdhenj, si Vidal. Jam i ri dhe kam shumë për të mësuar. Këtu ka një rivalitet të madh, por jemi të gjithë miq", ka përfunduar Arthur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat