Real dhe United nisin bisedimet për të shkëmbyer dy dështakët

Futboll

Real dhe United nisin bisedimet për të shkëmbyer dy dështakët

Më: 13 mars 2019 Në ora: 00:40
Alexis Sanchez dhe Gareth Bale

Të padëshiruar nga trajnerët, duke përfunduar shpesh në qendër të kritikave, sulmuesit Alexis Sanchez dhe Gareth Bale mund të kryqëzojnë fatet në merkaton me verës. Sipas mediave spanjolle, dy lojtarët mund të jenë pjesë e një shkëmbimi “kokë më kokë” që mund të organizojnë Manchester United dhe Real Madrid.

Kiliani Alexis Sanchez, i dëmtuar dhe i aktivizuar shumë pak këtë seozn, nuk është pjesë e planeve të trajnerit Solskjaer. I njëjti fat edhe për uellsianin Gareth Bale, që me rikthimin e Zidane në stol rikthehen makthet e vjetra, ku ishte gjithnjë zëvendësuesi i Ronaldo. Për pasojë, edhe ai është në listën e lojtarëve që do të lënë “los blancos”.

Sipas mediave spanjolle, dy skuadrat kanë nisur kontaktet e para për të parë nëse mund të realizojnë këtë shkëmbim. Për të dy lojtarët ky do të ishte një rikthim, pasi Sanchez ka luajtur më parë në La Liga, me Barcelonën. Ndërsa Bale krijoi famën e tij pikërisht në Premier League, me Tottenham. Ndoshta ky transferim mund të jetë një rilindje për dy lojtarët dhe një barrë më pak për të dyja klubet, që kanë plane të tjera për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat