Solksjaer tregon se si u punësua te United

Futboll

Solksjaer tregon se si u punësua te United

Më: 13 mars 2019 Në ora: 08:04
Ole Gunnar Solskjaer 

Ole Gunnar Solskjaer pranon se kontaktin e parë me Manchester Unitedin e kishte bërë përmes një tekst mesazhi.

Norvegjezi u emërua trajner i përkohshëm i anglezëve në 19 dhjetor – një ditë pasi Jose Mourinho u shkarkua – dhe klubi njoftoi kthimin e tij nëpërmjet ueb-faqes së ekipit përpara komunikimit zyrtar.

Trajneri i Moldes, Solskjaer, mori një tekst mesazh nga Ed Woodward, i cili i kërkonte që të merrte drejtimin e skuadrës ku kishte luajtur edhe si lojtar.

“Ishte Edi që më kontaktoi”, tha Solskjaer për “Fotballklubben”. “Unë mora një tekst mesazh gjatë kohës sa pushoja në shtëpi. Silje (gruaja e Solskjaer) ishte personi i parë me të cilin fola”, pohoi strategu.

Ai gjithashtu tha se “Më pyetën nëse do të punoja deri në fund të sezonit. Më është thënë të vazhdoj të provoj dhe të bëj atë që mendoj se është e drejtë për Manchester Unitedin”.

“Ed ka përgjegjësinë [për të marrë vendimin]. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ne flasim shumë, pothuajse çdo ditë”, pohoi trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat