Rivali i përbetuar nga Serie A uron Juventusin për kualifikim në çerekfinale

Futboll

Rivali i përbetuar nga Serie A uron Juventusin për kualifikim në çerekfinale

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:17
Juventus

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për kualifikimin e Juventusit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mbrëmë eliminuan me rikthim Atletico Madridin e Diego Simeones.

Pas ndeshjes, disa skuadra kanë uruar bianconerët për këtë arritje, e profesionalizmi padyshim se ka bërë që edhe kundërshtari i përbetuar i Juves në Itali, Napoli ta urojë kampionin aktual.

“Komplimente Juventus. Një paraqitje madhështore” shkruan Napoli në urimin zyrtar drejtuar kampionit aktual në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat