FFSHGJ apelon për respektimin e organeve udhëheqëse të FFK-së

Futboll

FFSHGJ apelon për respektimin e organeve udhëheqëse të FFK-së

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:50
Ruzhdi Statovci

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, si organizata më e madhe shqiptare në diasporë, është e shqetësuar nga tentimet e ndonjë grupi që po bëhen në Kosovë për çrregullimin e sistemit të organizimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK e formuar në vitin 1991, në kohën kur ishte vështirë të jetohej nga torturat e pushtuesit dhe nën tytat e armëve, kërcënimeve e përndjekjeve që u bëheshin strukturave udhëheqëse futbollistike të klubeve dhe të Federatës, organizoi garat dhe deri më sot arriti suksese shumë të mëdha, më shumë se çdo organizim tjetër sportiv në Kosovë. Dhe mu ky organizim kaq i suksesshëm sot është bërë cak i sulmeve të paskrupullta të disa çarqeve të caktuara që nuk ia donë të mirën futbollit të Kosovës e me këtë as shetit të pavarur që u krijua me dijen, trimërinë, sakrificën e gjakun e bijëve më të mençur e më të mirë të atij trolli.

Tendencat për njollosjen e krerëve të FFK-së, Agim Ademit e Eroll Salihut, janë tendenca për njollosjen e veprës së Fadil Vokrrit. Ata që sot sulmojnë kreun e FFK-së me veprimet e tyre „lëvizin“ në varr eshtrat e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, ngase z. Ademi e z. Salihu ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fadil Vokrrit.

Pas çlirimit të Kosovës, FFSHGJ vuri kontakte me prijësit e FFK-së, kryetarin e atëhershëm Sabri Hashanin e pastaj edhe me Fadil Vokrrin e me Agim Ademin dhe në të gjitha këto përiudha pati një bashkëpunim shembullor.

Në bazë të këtij bashkëpunimi ekipet fituese të Kupës së Kosovës në Gjermani e diasporë po shkojnë në Kosovë dhe po zhvillojnë ndeshjet e supërkupës Kosovë-Diasporë, kurse është arritur që ekipi ynë përfaqësues i Diasporës të bëhet pjesëmarrës i Kupës Gjithkombëtare më 28 nëntor, në Vlorë.

Është ky vetëm një segment i bashkëpunimit të suksesshëm mes FFK-së dhe FFSHGJ-së dhe në bazë të kësaj FFSHGJ ka krijuar një respekt për njerëzit që deri më tash ushëhoqën me futbollin e Kosovës.

Kryesia e FFSHGJ-së është e shqetësuar nga disa përpjekje të ditëve të fundit që kanë nisur në pak klube të Kosovës, për të bërë një çrregullim në sistemin e organizimit të FFK-së.

Kryesia e FFSHGJ-së sikurse çdo subjekt tjetër që dëshiron të shohë gjendjen reale, apelon tek të gjitha strukturat sportive e posaçerisht ato futbollistike të Kosovës që të vëhen në mbrojtje të këtij organizimi që ka FFK-ja, në mbrojtje të strukturave udhëheqëse të FFK-së, të dala nga vota e lirë e demokratike, njësive futbollistike të të gjitha rajoneve, sepse njerëzit që momentalisht gjenden në krye të FFK-së, janë ata më meritorët dhe më të përgatiturit që të avancojnë futbollin e Kosovës nga pika ku e la i madhi Fadil Vokrri.

Nëse dikush duhet të thirret në emrin e Vokrrit, këtë të parët mund ta bëjnë z. Agim Ademi dhe z. Eroll Salihu, nënkryetari e sekretari i përgjithshëm që e përkrahen dhe e ndihmuan Vokrrin që sot Kosova të jetë anëtare e UEFA-s dhe e FIFA-s. Ademi e Salihu janë ata që me kompetencë e udhëheqin futbollin e Kosovës, me aq kompetencë sa nuk mund të ketë askush tjetër në Kosovë.

Lidhja e këtyre përpjekjeve për minimin e strukturave të FFK-së lidhet me emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, por ato përpjekje duhet të shuhen menjëherë ngase atë që bëri FFK-ja dhe Qeveria e Kosovës për familjen e Vokrrit janë aq të dukshme sa që mbyllin shumë goja të dashakqinjëve të futbollit të Kosovës.

FFSHGJ, që vepron në një vend shumë demokratik siç është Gjermania angazhohet që kudo të respektohet vullneti dhe synimet e përbërësve të një organizimi e në këtë rast angazhohet për ruajtjen e strukturave të FFK-së të dala nga dëshira dhe vullneti i klubeve dhe i organizmave tjerë futbollistike të vendit.

Andaj me të drejt apelon tek futbollistët, trajnerët, kryesitë e klubeve, simpatizuesit, e donatorët që të thërrasin logjikën dhe të vëhen në mbrojtje të të arriturave shumë të mëdha që u bënë në futbollin e Kosovës.

FFSHGJ shpreson që disa tentime që kohëve të fundit herë-herë po shpërthejnë në opinion, të jenë të fundit dhe të mbesin të shurdhëra, ngase futbolli i Kosovës ka dalë në binarë të shëndoshë dhe është në rrugën më të mirë që mundet dhe me rezultatet e arritura nga ekipi përfaqësues ka bërë që Kosova të radhitet ndër ekipet më të suksesshme të Evropës në vitin 2018.

Siç duket rezultatet kulminante të arritura kanë krijuar aq xhelozi sa që disa rrethe të ngushta nuk po zgjedhin mënyra që mos t´i shohin ato rezultate.

Të gjitha strukturat e deritashme të FFK-së fituan legjitimitet në Kuvendet zgjedhore dhe se secili prej nesh duhet të respektojë vullnetin e shumicës deri në zgjedhjet e ardhshme, kur përseri do të vendosin ata që po japin për futbollin e Kosovës e jo ata që futbollin e Kosovës nuk dëshirojnë ta shohin duke përparuar dhe duke u ngjitur majave të ranglistave evropian e botërore.

FFSHGJ jep një përkrahje të parezervë për struktuat udhëheqëse të futbollit të Kosovës dhe këtë e bën se Kosova me rezultatet e arritura asnjëherë deri më tash nuk i ka gëzuar dashamirët e saj dhe nuk i ka dëshmpruar armiqtë.

Nuk ju mbetet gjë tjetër, por të gjeni vetën a jeni në grupin e këtyre të parëve apo në grupin e këtyre të fundit, Për Kryesinë e FFSHGJ-së, Ruzhdi Statovci, kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat