Zidane zbulon fjalët e para ndaj lojtarëve: Harroni parat

Futboll

Zidane zbulon fjalët e para ndaj lojtarëve: Harroni parat

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:16
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka zbuluar fjalët e tij të para ndaj lojtarëve të Real Madridit pas rikthimit në klub.

Trajneri francez ka pranuar se skuadra e tij duhet të harroj për të hollat dhe të fokusohet vetëm në futboll.

“Futbollistët në Real Madridi kanë një potencial shumë të fituar”, ka thënë Zidane në një bisedë me kompaninë Adidas.

“Iu kam thënë lojtarëve të shfrytëzojnë shumicën e mundësive për të luajtur futboll në vend që të mendojnë për gjëra të tjera sepse ata mendojnë për gjëra të tjera”

“Për mua, gjërat më të rëndësishme janë ato që i arrijmë në futboll me shumë punë dhe seriozitet”, shtoi Zidane pas rikthimit të tij pas vetëm 11 muajve në klub.

Legjenda e ‘Los Blancos’ ka synim triumfin në La Liga duke marrë parasysh eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat