Historia e skuadrës së baballarëve në zi

Futboll

Historia e skuadrës së baballarëve në zi

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:20
Historia e skuadrës së baballarëve në zi

Çdo 90 minuta, pra, kohëzgjatja e një ndeshjeje futbolli, një fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar ndërron jetë përpara, gjatë, apo pak pas lindjes dhe dhimbja mund të jetë vërtet e pamundur për t’u kaluar.

Veçanërisht nga nënat, por edhe baballarët: shpesh viktimat e heshtura. Duke menduar pikërisht për këta ta fundit, 32-vjeçari Rob Alen, i prekur edhe ai nga një episod i tillë (vogëlushja Niamh ndërroi jetë thuajse dy vite më parë, vetëm 39 javëshe e 3 ditë) ka themeluar Sends Junajtid, një skuadër amatore ku lojtarë (aktualisht 17 të tillë) janë baballarët që kanë humbur një fëmijë apo një person të afërt: një vëlla binjak në lindje, një nip apo mbesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat