Shaqiri: Nuk do ta harroj kurrë këtë klub

Futboll

Shaqiri: Nuk do ta harroj kurrë këtë klub

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:43
Shaqiri: Nuk do ta harroj kurrë këtë klub

“Nuk do ta harroj kurrë këtë klub, por sonte dua të fitoj”

Xherdan Shaqiri sonte do të rikthehet në ish shtëpinë e tij ku e fitoi Ligën e Kampionëve, por kësaj radhe si mysafir, me skuadrën e Liverpoolit.

Bayern Munich dhe Liverpool sonte do të zhvillojnë ndeshjen e dytë kthyese së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, në “Allianz Arena”. Ndeshja e parë përfundoi me barazim pa gola.

Ylli shqiptar, Shaqiri në ndeshjen e parë ishte vetëm rezervist, por sonte shpreson që të paraqitet kundër ish skuadrës së tij.

Ai tha se i pëlqen të luaj në Ligën e Kampionëve dhe se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

“Është një ndeshje mes dy top-skuadrave”, tha Shaqiri.

“Për mua, është ndeshja më e mirë në këtë garë dhe do të jetë shumë intensive. Më pëlqen të luaj në Ligën e Kampionëve dhe pas një kohe të gjatë, ishte gjë e mirë të rikthesha këtu. Është një nivel më i lartë këtu”, vazhdoi Xherdan Shaqiri.

“Nayrisht, Liverpooli bëri mirë në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, por nuk e fitoi titullin. Tani, ne kemi një mundësi të madhe që të shkojmë tutje. Por, fillimisht duhet ta eliminojmë një top-skuadër”, vlerësoi reprezentuesi zviceran.

Shaqiri, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve kur ishte lojtar i bavarezëve, ka kujtime të mira nga koha e tij te kampioni gjerman.

“Bayerni është klub i madh dhe njëri prej më të mirëve në botë. Shumë njerëz do të vijnë ta shohin ndeshjen dhe unë jam i lumtur që do të rikthehem në ‘Allianz Arena”, vlerësoi Xherdan Shaqiri.

“Mezi pres t’i shoh ish-bashkëlojtarët e mi dhe njerëzit me të cilët punuam bashkë. Nuk do ta harroj kurrë këtë klub, por sonte dua të fitoj”, përfundoi Shaqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat