Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës

Futboll

Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:58
Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës

Në Francë është momenti i Arbër Zenelit. Sulmuesi anësor i kombëtares së Kosovës i cili u transferua nga Herenveen te Reims në merkaton e janarit, pas një fillimi disi të vështirë për shkak të ambientimit tashmë ka filluar të shpërthejë me gola dhe asiste. Falë finalizimit në sfidën e fundit ndaj Dijon por formës së mirë të treguar në fushë, Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Francë. 23-vjeçari është vlerësuar me notën 8,5 për paraqitjen e tij dhe vetëm dy lojtarë në formacionin më të mirë të javës janë vlerësuar me lart se Zeneli, Pepe i Lille me 9 dhe Pieters i Amines me 8,6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat