Lajme të mira për shqiptarët e Lokomotivës

Futboll

Lajme të mira për shqiptarët e Lokomotivës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:50
Lirim Kastrati

Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati kanë marrë lajmin më të bukur nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Dy futbollistët kuqezi që aktivizohen me Lokomotiv Zagrebin në kampionatin kroat, janë ftuar nga trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, dhe ai i Kosovës, Challandes, për dy ndeshjet që përfaqësuesja jonë do të luajë ndaj Turqisë dhe Andorrës dhe dy ndeshjet që "dardanët" do të luajnë ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë. Ndeshja e parë për Kosovën do të jetë miqësore.

Shqipëria ka 180 minuta të rëndësishme për t'i nisur mjaft mirë eliminatoret e Europianit 2020. Futbollisti nga Berati po paraqitjet mjaft mirë këtë sezon në Kroaci dhe është ndër lojtarët më në formë që kemi.

Në 17 ndeshje, ish-lojtari i Laçit ka realizuar 8 gola, ndërsa ka edhe 1 në Kupën e Kroacisë. Sulmuesi 23 vjeçar ka luajtur 4 ndeshje me Shqipërinë, dy në Ligën e Kombeve dhe dy miqësore.

Në anën tjetër, Lirim Kastrati është ftuar sërish nga Bernard Shaland. Anësori i Lokomotivës do të jetë një nga sulmuesit e Kosovës për dy takimet e radhës. Konkurrenca te Dardanët është e madhe dhe shanset që të ketë hapësira janë të vogla për Kastratin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat